Flet Arben Gashi, tregon nëse i kanë votat për formimin e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, është shprehur edhe një herë i sigurt se i kanë votat e nevojshme për Qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se deputetët nuk mund të kosniderohen si vota dhe një gjë të tillë e ka quajtur të padinjitetshme.

“Është e padinjitetshme që deputetët të kosniderohen si vota , deputetët është personalitet në vetvete dhe duhet të respektohet si i tillë. Nesër secili deputet e ka mundësinë që të jap vlerësimin e vet përmes diskutimit dhe përmes votës së vet”.

“I kemi”, tha ai shkurt para mediave për votat për Qeverinë.

Ndërsa për marrëveshjet me partitë tjera poltiike tha se janë përmbyllur.

“Të gjitha janë përmbyllë”, tha ai për marrëveshjet me partitë politike.

E nëse ekziston mundësia që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, të mos e udhëheqë seancën e djeshme, ai tha se është e drejtë e saj.

Nuk e di është çështje procedural. Zonja Osmani është kryetare e Kuvendit dhe vendosë vetë.

SHPËRNDAJE