Flet avokati të cilit iu rrëfye vajza nga Drenasi: Gjithçka që ka thënë është e vërtetë

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, avokati Gazmend Halilaj, ka rrëfyer se si e ka kontaktuar për herë të parë vajza nga Drenasi, e cila nga 16 vjet ishte shfrytëzuar seksualisht nga profesori, e më pas edhe një një polic i komunës së Drenasit.

Halilaj thotë se mënyra se si e ka rrëfyer historinë e saj vajza, tregon se nuk ka gënjyer dhe avokati beson se ajo është shfrytëzuar nga profesori dhe polici, që kur i ka kërkuar vajza ndihmë, ai e ka kthyer në skllave fansi.

“Duke i përdorur kamerat e policisë, lidhjet me policë të tjerë, prokurorë e gjykatës, ka arritur ta bind se nëse nuk i bindet atij do t’i ndodhë diçka më e keqe”, ka thënë avokati.

“Për mu gjithçka është e vërtetë. Ajo ka thënë gjithçka që ndërlidhet se është e vërtetë”, ka shtuar ai.

Ai thotë se të gjitha detajet që i ka shpjeguar vajza, kanë qenë të ndërlidhura dhe pasi i ka analizuar, i ka besuar rrëfimit të saj.

Halilaj i ka thënë t’ia gjejë një zgjedhje që të mos riviktimizohet.

Po ashtu, Halilaj ka folur për faktin se policit Vesel Veseli, të cilin vajza e ka akuzuar se e ka shfrytëzuar seksualisht,

“Ai e ka zhdukur telefonin, duke e ditur se mund t’i dalë edhe diçka tjetër”, ka thënë avokati. /Express/

SHPËRNDAJE