Flet biznesmeni Hashim Deshishku, tregon të vërtetën e plaçkitjes së shtëpisë së tij

Biznesmeni dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hashim Deshishku ka demantuar raportimet e mediave se persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe kanë vjedhur një shumë parash, stoli ari dhe një veturë. 

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Deshishku ka thënë se rasti nuk ka ndodhur në shtëpinë e tij.

“Nuk është e vërtetë, nuk ka ndodhur në shtëpinë time”, tha Deshishku, shtëpia e të cilit ndodhet në rrugën “Murat Mehmeti”, aty ku Policia e Kosovës njofton për një rast vjedhje.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Policia nëpërmjet raportit 24 orësh nuk ka dhënë detaje për emrin e ankuesit në shtëpinë e së cilit ka ndodhur grabitja.Sipas Policisë vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ankuesi ka njoftuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë dhe i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore. Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit. Nuk raportohet për të lënduar dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Duke iu referuar formularëve të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), në vitin 2014 Hashim Deshishku, posedon një pasuri e cila llogaritet të jetë mbi 18 milionë euro.

  • Pasuri e paluajtshme: shtëpi banimi, 600 mijë euro, tokë, 100 mijë euro, tokë, 382 mijë euro, shtëpi, 200 mijë euro, tokë, 50 mijë euro, tokë, 80 mijë euro, garazh, 30 mijë euro,
  • “Lesna Trade”, 4 milionë e 999 mijë e 155 euro, banesë, 50 mijë euro, garazh, 30 mijë euro, lokal, 550 mijë euro
  • Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 15 mijë e 700 eurosh
  • Aksione: 6 milionë e 485 mijë e 362 euro
  • Para të gatshme: 6 mijë e 529 euro
  • Të hyrat mujore: Së bashku me bashkëshorten, 34 mijë e 528 euro.
SHPËRNDAJE