Flet djali i minatorit: “Tre evladë i kom, si po e qes dorën n’sofër po ma hajnë fmia”

Ditëve të fundit, dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, edhe pse tashmë është anuluar pjesërisht konkursi.

Protestuesit duke përmendur fakte të reja për parregullsitë gjatë procesit të fundit të pranimit të punëtorëve të rinj, kërkuan anulimin e plotë dhe jo të pjesshëm të këtij konkursi.

Sefedin Beqiri, është njëri nga kandidatët, të cilit sipas tij, i është bërë padrejtësi e madhe, pasi që në testin e mbajtur, ai ka grumbulluar 95 pikë, por ai nuk është pranuar. Në një prononcim për emisionin “Jeta në Kosovë”, Beqiri shprehet i frustruar, dhe akuzon menaxhmentin se punësimet janë bërë në baza familjare e partiake.

“Nuk don me thanë me pas une gjithqysh Thaçin diçka, as nuk don me thanë që une me kan gjithqysh me ta, që me u pranu une këtu. Baben minatorë, por nuk po e lypi të drejten e babës, por ato 95 pikë që i kom marrë.

Tre evladë i kom n’shpi, kur po e qes dorën nsofër vlla po ma hajnë fmia, e këta bajnë hajgare me teze e me dajë. Shyqyr Allahut e kemi Albinin, 12 katë ko me e ba Dubravën, nuk ka ma me daja e me nipa, na kanë lodhë, ku të shkojsh dajë e halla”, është shprehur i indinjuar Sefedin Beqiri./MitrovicaSOT

SHPËRNDAJE