Flet familja e 26- vjeçarit nga Deçani që vdiq me vajzën në aksident në Gjermani

Të premten bashkë me familjen kishin planifikuar që të vijnë për pushime në Kosovë. Por i riu nga Deçani, Valon Memaj 26- vjeçar nga Gjermania për në vendlindje bashkë me vajzën e tij 5-vjeçare Luisën do të kthehen në arkivol. Nga aksidenti që ndodhi në afërsi të Dunningenit mbeti e lënduar rëndë vajza tjetër 3-vjece e Valonit. Familja e deçanasit që jetojnë në Kosovë janë të shokuar nga kjo ngjarje. Trupat e pa jetë të Valonit dhe së bijës priten të premten të sjellën në Kosovë për ceremoninë e varrimit.

Ende nuk e dinë se si ndodhi saktësisht e gjithë ngjarja. Por, familja Memaj nga fshati Llukë e Epërme e Komunës së Deçanit, gjatë pasdites të së martës, priste njerëz për ngushëllime. Kjo pasi atyre u vdiqën dy persona në një aksident trafiku, Valoni 26-vjeçar e bija e tij Luiza 5-vjeçe, ndërsa vajza tjetër 3-vjece pësoi lëndime të rënda trupore.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjen e të ndjerit. Axha i Valonit, Ferizi, ka rrëfyer rreth këtij rasti të rëndë.

……………………………………………………………………………………………………………..
Vallëzimi më seksi që keni pa: Morenës i vizatohen komplet të pasmet

……………………………………………………………………………………………………………..

Ai tregon se Valoni ka qenë në veturë vetëm me dy vajzat e tija, të cilat kishin qenë të ulura në ulëset e prapme të veturës së tipit BMW në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

I ndjeri ishte nisur bashkë me vajzat për në shtëpinë e tij pasi një natë më parë (të dielën), kishte qëndruar tek prindërit të cilët po ashtu i jetojnë në Gjermani,
Gruaja e Valonit nuk kishte qenë me ta. Ajo për disa ditë do të jetë në spital pas një intervenimi shëndetësor që kishte pasur.

E rruga për në shtëpinë e tij në Shtutgart të Gjermanisë i mori jetën Valonit dhe vajzës se tij, Luisës 5-vjece.

“Valoni ka qenë duke u kthy në shtëpinë e tij me dy vajzat. Gruan e ka pasur në spital. Ka qenë e shtrirë diçka prej bajameve. Ne hala nuk po e dimë shkaktarin e aksidentit. Jemi të shokuar nga kjo ngjarje. Po e presim që të kryhet obduksioni edhe procedurat e tjera që i kryen shteti dhe pastaj ta kryejmë ceremoninë e varrimit”, rrëfen axha i Valonit të ndjerë.

Për shkaktarin dhe si ndodhi aksidenti nuk di shumë as vajza e axhës së Valonit. Ajo i tha Expressit se ceremonia e varrimit mund të kryhet të premten.

“Dimë vetëm që vetura e Valonit është aksidentuar me një kamion në autostradë. Dy vajzat e vogla Valoni i ka pasur prapa në veturë. Valoni si fëmijë ka shku në Gjermani. Të premten kanë pas me u nisë për në Kosovë. Të gjithë familjen Valoni i ka në Gjermani. E ka vetëm edhe një vëlla. Lajmin neve na treguan familja atje. Nuk e dimë sigurt se kur do të kthehen viktimat në Kosovë, po flitet për të premtën”, shpjegon vajza e axhës se Valonit tashmë të ndjerë.

Ajo tregon se Valoni kishte vetëm dy vajza.

E derisa familja e Valonit që jetojnë në Kosovë ende nuk e dinë se si ndodhi kjo ngjarje tragjike, qindra fshatarë ia mësyenin shtëpisë së tashmë të ndjerit në Llukë të Deçanit.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme policia në Gjermani ka dhënë detaje rreth këtij rasti.

Zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach ka thënë se vajza 3-vjeçare e Valonit e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti e ka kryer me sukses një operim në spitalin e Freiburgut.

Kalmbach ka deklaruar se ndonëse vajza ka pësuar lëndime të rënda, tash është jashtë rrezikut për jetë.

“Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar”, tha zëdhënësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të rënda”, tha ai, teksa tregoi se operacioni kaloi me sukses.

Ndërsa, trupat e shoferit 26-vjeçar nga Kosova dhe vajzës 4-vjeçare të tij që ndërruan jetë dje, do të dërgohen për t’iu bërë autopsitë.

Sipas policisë gjermane, vetura e Valonit e tipit BMW është përplasur dje rreth orës 11:00 me një kamion./GazetaExpress

SHPËRNDAJE