Flet Fisnik Ismaili, ja si i quan Arbana Xharrën, Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin

Fisnik Ismaili, bashkë me Dardan Sejdiun u detyruan të hyjnë në një seri akuzash e kundërakuzash me Ganimete Musliun, Arbana Xharrën e Abelard Tahirin, pas akuzave të këtyre të fundit për angazhimet e prindërve të tyre në kohën e ish-Jugosllavisë.

Ismaili, në një intervistë për Periskopin, i pyetur për gjuhën e përdorur nga ai ndaj tre të sipërpërmendurve, ka arsyetuar veten duke thënë se me njerëz të tillë nuk ka se si të merret, përveç fjalorit të tillë.

Sipas Ismailit, ata kuptojnë vetëm në këtë gjuhë.

“Absolutisht aty s’ka pas debat, aty kanë vazhdu ato shpifje që vazhdojnë me u bo, për më tepër u cenu pastërtia e nanës së Dardanit, edhe u shpif për të shumë dhe vazhdoi me shpifjen për babën tem, me të cilat jamë mësu unë, por kësaj here m’u dukë shumë e ulët, duke qenë se babai im ka vdekur ma pak se një vit … po të drejtën me thënë, me njerëz shpifsa, me njerëz rrenca, me njerëz idiota dhe po i quej idiota se ata njerëz nuk janë… nuk jam tuj pasë naj mënyrë tjetër m’u shpreh pos qashtu, se tjetërqysh s’po marrin vesh”, tha ai.

Ismaili tha se babai i tij i ndjerë ka qenë disa herë subjekt, siç i quan ai, i “shpifjeve”, dhe ka bërë disa padi ndaj atyre që kanë ngritur këtë çështje.

“Janë ba disa padi ndaj tyre, edhe pse babai im, i ndjeri ka insistu që të mos merrem me ta”, tha ai./Periskopi

SHPËRNDAJE