Flet Nuredin Ibishi, tregon kur do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Nuredin Ibishi – Leka.

E ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka treguar se intervistimi nga ana e Gjyaktës Speciale, do të bëhet në mesin e muajit nëntor të këtij viti, përcjellë Gazeta Blic.

Ibishi ka thënë se “ashtu siç e kemi zhvilluar luftën për liri, ashtu edhe do të dalin faqebardhë edhe në këtë gjykatë”.

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,

Ju njoftoj se kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ky intervistim do të bëhet në mesin e muajit Nentor 2019.
Si në shumë procese të deritashme, unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të deshmojmë se Lufta e Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe dhe do mbetet e tillë.
Ashtu siç e zhvilluam luften për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë.

Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!

SHPËRNDAJE