Flet Pacolli: AKR mblidhet pasdite jep vendimin final për Sefajn

Aleanca Kosova e Re nuk e ka pranuar ende shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj nga posti i të parit të MPB-së.

Ani pse shefi i qeverisë i ka kërkuar Sefajt largimin nga kjo detyrë që nga dita e premte.

Pas katër ditësh konsultime, AKR do vendos sot pasdite nëse do e pranojnë largimin e Sefajt dhe do propozoj  një emër  tjetër nga kjo parti që do e zëvendësonte Sefajn.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Rrahim Pacolli nga AKR ka konfirmuar se partia do mblidhet në një takim sot pasdite për të marrë një vendim rreth kësaj çështje, dhe më pas do të dalin me një qëndrim publik

“Sot e kemi mbledhjen, dikur pasdite dhe më pas do të dalim me një vendim konkret pas mbledhjes” ka thënë Pacolli për Gazetën Blic.
I pyetur nëse pas marrjes së vendimit nga AKR-ja, mund të ketë ndryshime në Qeveri, ose probleme me shefin e ekzekutivit për shkak të shkarkimit, Pacolli ka thënë se nuk do të ketë, dhe se Qeveria do vazhdojë të jetë stabile

“Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim koalicioni besoj se do vazhdojë të funksionoj ashtu si gjithmonë, pa probleme” është shprehur Pacolli.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar lirimin nga detyra të ministrit të AKR-së, Flamur Sefajt për shkak të aksionit policor që arrestoi dhe deportoi më pas për në Turqi gjashtë shtetas turq, aksion ky për të cilin Sefaj nuk e kishte informuar kryeministrin fare.
Të njëjtën kërkesë Haradinaj i ka nisur edhe shefit të AKI-së Driton Gashit, por për këtë të fundit duhet miratimi edhe i presidentit të vendit, i cili ende nuk është deklaruar për këtë çështje.
Ndërsa probleme brenda koalicionit janë paralajmëruar nga analistë politikë, kjo meqenëse sipas marrëveshjes së koalicionit PAN, ministrat e AKR-së, mund të shkarkohen vetëm nga Behgjet Pacolli, që është edhe kryetar i AKR-së, dhe jo nga Ramush Haradinaj.
Më shumë këto zëra janë shtuar pikërisht nga heshtja e Pacollit, i cili këto ditë nuk gjendet në Kosovë dhe partin ia ka lënë në duar kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit.

SHPËRNDAJE