Flet ylli i ndeshjes: Hetrikun ua dedikoj të gjithë shqiptarëve

Për ndeshjen e sotme në mes të Kosovës dhe Azerbejxhanit ka folur edhe ylli i ndeshjes, Arbën Zeneli.

Zeneli ishte lojtari më i mirë i ndeshjes pas arriti të bëjë hetrik duke shënuar tre gola për kombëtaren tonë.

Ai tha se rezultati pozitiv ishte produkt i lojës së mirë të gjithë ekipit të kombëtares dhe tha se golat ishin falë pasimeve të mira të bashkëlojtarëve.

I pyetur se kujt ia dedikon golat e shënuar, Zeneli tha se ato ia dedikon të gjithë shqiptarëve dhe babait të tij.

SHPËRNDAJE