Florian Dushi emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot zyrtarisht është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Dushi ka thënë se do të angazhohet me gjithë potencialin e tij me qëllim të ndërtimit të Kosovës si shtet të së drejtës e të barabartë për gjithë qytetarët.

“Pas detyrave si, Këshilltar i lartë i ish ministres, Nekibe Kelmendi, Sekretar i përhershëm dhe zëvendësministër, detyra e re vjen si besim i LDK-së dhe përgjegjësi shtesë për mua, për t’u angazhuar me gjithë potencialin tim profesional e politik me qëllim të ndërtimit të Kosovës si shtet të së drejtës e të barabartë për gjithë qytetarët e Kosovës”.