Florin Krasniqi: Hashim Thaçi është sherr-budallë i katundit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, e ka goditur figurën e presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçi.

Krasniqi, i cili kishte ndihmuar që të grumbullohej armatim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për luftën çlirimtare në Kosovë, ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçi s’ka tipare udhëheqësi.

“S’ka lidership Thaçi”, ka deklaruar Krasniqi, teksa ka vazhduar t’i numërojë ato që ai i sheh si të këqija të Thaçit: “Ai fol për dikë me rrotulla…”.

“Është sherr budallë i katundit”, është shprehur Krasniqi në T7. “Vetëm i është dhënë rasti të vijë aty ky është”, ka shtuar ai.

Presidenti i vendit ka vetëm “patriotizëm burimor”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Thaçi s’ka “as njohuri të çështjeve ndërkombëtare, as bindje filozofike e ideologjike”. /Express/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE