Florit nuk po i buzëqesh fati në dashuri! Pas Elvanës, edhe kjo këngëtare ia “thyen” zemrën!

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha mbrëmë bëri një postim në rrjete sociale ku kërkonte burrë.

E kësaj kërkese iu përgjigj këngëtari Flori Mumajesi, madje ai dhe i shkroi asaj në Instagram.

“Tak tak.. jam unë burri, hape derën. Më shpejt se kaq nuk vija dot”, ishin fjalët e Florit mëngjesin e sotëm.

E duket se mesazhi i shkruar nga Flori i ka bërë “përshtypje” dhe Bebe Rexhës e cila e ka hapur atë, por “fat i keq” për Florin pasi këngëtarja ia ka lënë “seen”.

E këtë gjë e ka bërë të ditur vet Flori përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram.

“Ska gjë, unë prap të kam xhan”, shkruan Flori në foton e publikuar./GazetaBlic

SHPËRNDAJE