Flutura Beka: Le ta mbrojmë LDK’në që po sulmohet nga propaganda e egër si nga plumbat dikur

Flutura Beka, deri tash asambleiste nga LDK-ja në Mitrovicë, ka shpallur kandidaturën e saj edhe për deputete.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka shkruar se mbetet një ushtare e denjë e LDK-së dhe do të jetë në frontin e saj pikërisht tani kur ajo ka nevojë, duke kandiduar për deputete. Mes tjerash ajo thotë se

LDK po sulmohet nga propaganda e egër siç sulmohej nga plumbat dikur.

Ky është shkrimi i plotë:

⤵️ Të nderuar miq,

Unë mbetem një ushtare e denjë e LDK-së dhe do të jem në frontin e saj pikërisht tani kur ajo ka nevojë. Pra, do të jem kandidate për deputete. Prandaj, le ta mbrojmë shtëpinë tonë së bashku, tash kur ajo po sulmohet nga propaganda e egër siç sulmohej nga plumbat dikur.

Nuk u dorëzuam atëherë e nuk do të dorëzohemi as tash.