FOL sqaron gabimin me publikimin 1 milion eurove më shumë pasuri të Harjredin Kuçit

Lëvizjes FOL ka reaguar pas raportimit të “Gazeta Blic” lidhur me publikimin e të dhënave jo të sakta financaire të ish-zëvendësministrit Hajredin Kuçi, i cili paralajmëroi padi ndaj kësaj organizate.

Lëvizja FOL ka sqaruar se për shkak të një gabimi algoritmik dhe teknik në Platformën e Krahasimit të pasurisë ka ndodh që të figuron edhe në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur.

“Pas rregullimit të këtij problemi teknik z. Kuçi largohet nga kjo listë e 10 zyrtarëve më të pasur dhe pasuria e deklaruar e z. Kuçi ndër vite është e njëjta me deklarimin AKK”, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Lëvizja FOL ju njofton se për shkak të një gabimi algoritmik dhe teknik në Platformën e Krahasimit të pasurisë ka ndodh që z. Hajredin Kuçi ish zëvëndëskryeministër të figuron edhe në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur. Pas rregullimit të këtij problemi teknik z. Kuçi largohet nga kjo listë e 10 zyrtarëve më të pasur dhe pasuria e deklaruar e z. Kuçi ndër vite është e njëjta me deklarimin AKK.

Kërkojmë falje për gabimet eventuale që mund të ndodhin për shkak të sistemit duke ju siguruar se FOL nuk ka tendencë ndaj asnjë zyrtari publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

SHPËRNDAJE