Foshnja u braktis në të ftohtë, kjo mace është kujdesur për të

Një mace është shëndrruar në hero në një qytet në Rusi. Ajo ka shpëtuar një foshnje të braktisur në ftohtë.

Macja e quajtur Masha e kishte zbuluar foshnjën në një kuti kartoni pasi kishte e kishte dëgjuar atë duke qajtur.

Ajo sipas banorëve kishte hyrë në kuti dhe e kishte mbështjellur djalin 12 javësh për ta mbrojtur nga të ftohtit.

Masha kishte filluar të bërtiste dhe një banore me emrin Irina Lavrova e kishte dëgjuar.

Ajo me vrap kishte shkuar me frikën se macja është lënduar, por aty ka gjetur diçka mjaft prekëse.

“Ju mund të imagjinoni tronditjen time, kur e pashë atë të shtrirë afër një foshnje”, ka thënë Lavrova.

Ata e dërguan foshnjen në spital dhe Masha kishte ndjekur makinën pas duke vrapuar.

Foshnja është gjetur të jetë mirë me shëndet, pavarësisht se kishte qëndruar në atë të ftohtë.

“Ajo ishte e shqetësuar se ku do ta dërgonim foshnjen dhe na ka përcjellur”, ka treguar për macen Vera Ivanina një banore që i kishte dalë në ndihmë Irines.

Tani banorët kanë nisur një kërkim për prindërit e saj.

Foshnja ishte gjetur me rroba të reja, ushqim për fëmijë dhe pelena shtesë.

Shiko Videon:

Foshnja u braktis në të ftohtë, kjo mace është kujdesur për të on Vidnews.

SHPËRNDAJE