Fotografi e papublikuar më parë e Molliqajt, ja çka bëri në luftë

Në një foto të papublikuar më herët, është parë ish sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj bashkë me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndonëse, Molliqaj ishte 14 vjeçar atë kohë, si duket mosha nuk e ka penguar atë që t’iu bashkangjitet ushtarëve të UÇK-së, shkruan Indeksonline.

Molliqaj ka qëndruar me ushtarët në fshatin Ratish të Deëanit në fillim të vitit 1999, kjo pasi pjesë e UÇK-së në Zonën e Dukagjinit ishin babai dhe axha i tij.(Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Kujtojmë se Dardan Molliqaj së fundmi po i prinë të pakënaqurve brenda VV-së, të cilët ishin mundur ta pengonin zgjedhjen e Albin Kurtit në pozitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në ditët vijuese Dardan Molliqaj me të dorëhequrit e tjerë pritet ta krijojnë një subjekt të ri politik, shkruan Veriu.info.

SHPËRNDAJE