Fotografi e rrallë me ngjyra: Kështu dukej Esat Pashë Toptani në vitin 1913, shtëpia e tij dhe rojet…

Në vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve, dhe për popujt, e botës.

Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë.

E në këto fotografi ai ka kapur edhe Esat Pashë Toptanin, tradhtarin e vrarë nga Avni Rrustemi në Paris.

Këto janë fotografi që rrallë janë parë ndonjëherë.

Rojet e Esat Pashës, tetor 1913
Esat Pashë Toptani, tetor 1913
Shtëpia e Esat Pashës, tetor 1913
SHPËRNDAJE