FOTOGRAFIA E HARADINAJT TË CILËN PRESIDENTI THAÇI DO TA SHIKONTE ME XHELOZI

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje nuk mori guximin moral dhe njerëzor të shkojë në Kullën e Jasharëve për t’i nderuar të gjallët e kësaj familjeje.

Pas homazheve te varrezat dhe një fjalimi para gazetarëve, ai mori rrugën për në Prishtinë, për të marrë pjesë në ceremoninë e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së.

Edhe aty shfaqi mospajtimet e tij me të gjallët e Jasharëve, Rifatin.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Për dallim nga Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj sa herë nderon të rënët e Jasharëve te varrezat, shkon edhe në Kullë. Aty e pret baca Rifat.

Dallimi vërehet edhe nga fotografitë e realizuara nga vizita e Thaçit dhe Haradinajt. Derisa presidenti Thaçi i shikonte nga larg “Kullat e Jasharëve”, Haradinaj shkon dhe ulet në odën./Insajderi.com

Foto nga vizita e presidentit Thaçi në Prekaz

Vizita e kryeministrit Haradinaj në Prekaz

SHPËRNDAJE