Fotografitë më të ‘nxehta’ që sollën vajzat e showbizit gjatë pushimeve të verës

Këngëtaret tona kanë pasur një sezonë të ngjeshur si me koncerte ashtu edhe me përgatitje të këngëve të reja.

Por, pas gjithë kësaj lodhjeje, ato kanë shijuar pushimet e merituara pranë më të dashurve të tyre.

Afërdita Dreshaj

Për Afërditën mund të themi se vera ende nuk ka mbaruar, kjo ngase në këto ditë nëntori ajo pushoi bashkë me bashkëshortin në Miami.

Jo vetëm në verë dhe vjeshtë, këngëtarja kishte pushuar edhe gjatë pranverës, ku ishte pikërisht në Miami.

Gjatë gjithë këtyre muajve, ajo shfaqi trupin e formësuar në rroba-banje, për të cilin kujdeset shumë si me ushqim ashtu edhe në palestër.

Ledina Çelo

Këngëtarja Ledina Çelo është ndër artistet shqiptare që krahas moshës që ka, është gjithmonë në top-formë.

Ajo këtë verë e ka shijuar në maksimum pranë familjes, e këtë na e tregoi më së miri përmes fotografive që ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

42-vjeçarja solli imazhe në bikini, duke treguar format trupore që shumëkush duhet t’ia ketë zili.

Genta Ismajli

Genta Ismajlin gjatë këtij viti e kemi parë teksa udhëtonte në vende të ndryshme. Pushimet e verës, këngëtarja i kaloi në Meksikë, nga i cili vend edhe solli pamje për fansat.

Në një imazh, Gentën e fotografuan në bikini të bardha teksa mori pozë joshëse në ballkoni i hotelit ku po qëndronte.

Tani ajo po punon për të sjellë bashkëpunim me një artist turk.

Adelina Tahiri

Pushimet e verës i ka shijuar në maksimum edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja nuk ka hezituar që përmes imazheve nga plazhi, ta tregojë ngjyrën prej çokollate që e mori gjatë qëndrimit të gjatë në bregdet.

Ajo bashkë me burrin dhe djalin udhëtuan në vende të ndryshme, ku edhe u relaksuan pafund.

Nora Istrefi

Edhe Nora Istrefi është ndër nënat më seksi të estradës. Këngëtarja gjatë verës bashkë me nënën dhe vajzën e saj shijuan në maksimum pushimet në bregdetin turk.

Gjatë qëndrimit atje, Nora realizoi një fotosesion në bikini, ku edhe një herë vuri në pah linjat bombastike trupore, për të cilat njihet gjithnjë.

Anxhelina Hadërgjonaj

Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar fotografitë më bukura nga pushimet gjatë kësaj vere.

Ajo pushoi në Turqi dhe Francë, ndërsa ndjekësit gjatë asaj kohe i ‘shpërbleu’ me fotografi tejet joshëse.

Në bikini të ndryshme e nga vende të ndryshme, Anxhelina shfaqi format e perfeksionuara trupore.

Këto imazhe gjatë gjithë sezonës morën e vëmendjen e të gjithëve.

 

Tuna

E ‘nxehtë’ gjatë muajve të verës erdhi edhe Tuna Sejdiu. Këngëtarja si destinacion për pushime kishte zgjedhur bregdetin turk.

Si nënë e një fëmije, Tuna tregoi linjat në rroba-banjo, teksa solli poza shumë atraktive nga vendi ku pushoi.

Këto ditë, Tuna është duke qëndruar në Amerikë bashkë me Patrisin dhe Tianin, dhe po shijojnë në maksimum qëndrimin atje.

Fjolla Morina

Krahas angazhimeve që kishte në profesion, Fjolla gjeti kohë edhe për pushime.

Ajo nuk u ka munguar fansave as në rrjete sociale, në të cilat ndau pak imazhe nga këto pushime.

Me më pak fotografi se artistet tjera, por këngëtarja dukej shumë joshëse në ato paraqitje.

Zaimina Vasjari

Njihet si njëra nga femrat më seksi të estradës, e këtë epitet ajo vazhdon ta mbajë ende.

Këngëtarja është goxha aktive me postimin e fotografive të reja, në të cilat vjen shumë tërheqëse.

Gjatë verës, ajo udhëtoi për në Greqi, nga i cili vend erdhi në top-formë me fotografitë në bikini.

Në këto pushime, Zaimina u shoqërua nga partneri dhe vajza e tyre.

Era Istrefi

Era Istrefi gjatë këtij viti ka udhëtuar në vende të ndryshme, ku punoi rreth këngëve të reja.

Por, këto angazhime nuk e ndaluan që të relaksohet në bregdet. Për dallim prej shumë artistëve të tjerë, Era këtë vit udhëtoi për në greqi.

Ajo sikurse edhe emrat e lartpërmendur erdhi në top-formë nga këto pushime, teksa shfaqi linjat trupore.

Morena Tarkau

Njihet për jetën e luksit, e padyshim që edhe pushimet i kalon duke bërë luks.

Tash e një kohë, Morena po jeton në Turqi, gjatë verës solli imazhe joshëse teksa po freskohej në pishinën e shtëpisë.

Ajo krahas këtyre, gjatë kësaj periudhe ka punuar për të sjellë në treg projekte të reja muzikore.

Dafina Zeqiri

Dafina ka përmbyllur një sezonë shumë të suksesshme, si me koncerte ashtu edhe me këngë që u pritën shumë mirë nga fansat e saj.

Këngëtarja pushoi për disa ditë në Ibiza të Spanjës, por edhe udhëtimet në vendet bregdetare i shfrytëzoi për t’u relaksuar gjatë ditës në pishina e plazhe.

Në fotografitë me rroba-banje, Dafina vuri në pah tatuazhet e shumta në trup.

Beatrix Ramosaj

Beatrix gjatë këtij viti nuk ka qenë aktive në muzikë, por ajo ka shëtitur në shumë vende.

Këngëtarja ka publikuar shumë fotografi në rrjete sociale, duke treguar linjat e formësuara trupore.

Gjatë pushimeve në Ibiza të Spanjës, ajo provokoi keq me disa imazhe joshëse.

Tayna

Rep-artisjta e përmbylli me sukses sezonën e verës, ajo zgjodhi që për pushime të udhëtojë në Amerikë.

Nga atje, nuk munguan as nga Tayna fotografitë atraktive teksa erdhi në formë shumë të mirë.

Menjëherë pas përfundimit të pushimeve, reperja vazhdoi koncertet e shumta.

Enca Haxhia

Ani pse kritikohet për peshën e tepërt, Encës nuk i bën aspak dhe vazhdon t’i ekspozojë format trupore.

Këngëtarja gjatë verës publikoi fotografi atraktive, duke vënë në pah sidomos gjoksin e bujshëm.

Ajo edhe në videoklipet që i solli gjatë kësaj periudhe erdhi shumë joshëse.

Luana Vjollca

Luana Vjollca punën e madhe që e bëri gjatë gjithë muajve, ia ‘shpërbleu’ vetes me pushim.

Ajo zgjodhi destinacione të ndryshme, ndër to ishte Monte Carlo dhe ‘ndezi’ rrjetin me fotografitë që i postoi nga ai vend.

Luana vazhdon të jetë në top-formë, e për linjat trupore edhe u komentua nga ndjekësit.

Kida

Kida është tjetër emër që nuk mungoi me fotografi nga pushimet.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe gjatë pushimeve në Bodrum, ku u shoqërua edhe nga Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij.

Si çdo herë, Kidën e kemi parë në formën më të mirë edhe në këto fotografi.

Kejvina Kthella

Spanja ishte destinacion i preferuar jo vetëm për këngëtaret, por edhe për modelet tona.

Kejvina Kthella është njëra prej tyre, që gjatë verës pushoi në rivierën spanjolle, duke publikuar fotografitë më joshëse nga atje.

Ajo kujdeset vazhdimisht për format trupore, të cilat nuk heziton edhe t’i ekspozojë në këto rrjete sociale.

Oriola Marashi

Vera ishte e nxehtë edhe për Oriola Marashin, e akoma më nxehtë e bënte me paraqitjet super-provokuese.

Modelja zgjodhi që për pushimet që udhëtonte në Ibiza, por shijoi disa ditë të ‘nxehta’ edhe në bregdetin shqiptar.

Linjat trupore ajo i shfaqi vazhdimisht nga këto pushime dhe dukej shumë atrkative.

Për ndryshe, nga ajo që shihet më lart kuptohet se sikurse vitin e kaluar, edhe gjatë këtij viti vajzat e shoubizit zgjodhën destinacione të ndryshme për pushime dhe sollën imazhet më të bukura nga vendet ku pushuan. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE