Fotoja e kosovares me uniformë ushtarake që po bën bujë në Zvicër

Një fotografi e një kosovare që jeton në Zvicër me uniformë ushtarake duke bërë shqiponjën, ka ‘pushtuar’ rrjetin.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Jetmira Avdili që jeton në Solothurni të Zvicrës.

Ajo ka postuar në profilin e saj ‘Instagram’ një fotografi duke bërë shqiponjën dhe ajo që e bën më të veçantë është veshja e saj në uniformë ushtarake ku shihet emri Kosova, shkruan gazeta e njohur zvicerane ‘Blick’.

Kjo foto ka marrë reagime të shumta dhe është postuar në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së në ushtri.

‘Akuzat’ e shumë komentuesve në fotografinë e saj ishte se po i bënë tradhti Zvicrës.
Mirëpo, ajo thotë se tradhti do të ishte nëse do të bashkohej më të vërtetë në ushtrinë e Kosovës.

Ndryshe, ajo shet rroba me logo të ish-ushtrisë kosovare (UÇK), për të cilat thotë se nuk dëshiron të provokojë askënd, por që thjesht shet rroba të tilla për të mbledhur fonde për Kosovën, shkruan Indeksonline.

E pyetur për luftën, ajo ka refuzuar të flasë.

“Sepse, të gjithë duhet të jemi në paqe”, ka deklaruar ajo.

SHPËRNDAJE