Fotoja e shqiptarit bëhet hit në internet, ky i moshuar s’e di ç’shkruhet në bluzën e tij

Gent Onuzi është një prej fotografëve më të mirë dhe profesionistë që vendi ynë ka. Ai na njeh herë pas here me momente pikante dhe foto të realizuar nga ai vetë apo miq e të afërm, si në Shqipëri, si jashtë saj.

Si gjithmonë, imazhet e tij janë të kuruara në detaje, por këtë herë ka bërë përshtypje jo peizazhi i shkëputur nga një fshat në rrethinat e Tiranës, por ajo që shkruhej në bluzën e një “miku” të fotografit, në moshë të thyer.

Zotëria në fjalë dyshohet të jetë banor i zonës ku Genti ka shkuar në një ditë pushimi. Në bluzën e tij të zezë, të zbardhur paksa nga dielli, shkruhet “I Fuck on The First Date!”.

Se ç’do të thotë, ju e dini mirë, por a e di ky zotëri dhe bashkëshortja e tij kuptimin e këtyre fjalëve? Me siguri që jo, pasi po ta dinte, gruaja e tij s’do t’ia linte kurrë ta vishte në fshat.

E veç të tjerash, Genti pranon me humor se miku i tij është më i mirë se vetë ai.

SHPËRNDAJE