Fotot e rralla të vitit 1999: Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet e alivanosur, duke ikur nga barbarizmi serb

Ditën e djeshme u shënua 20 vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe.

Fushata 72 ditore u shoqërua me masakra, dëbim dhe persekutim të popullsisë civile shqiptare e cila u detyrua të mësyjë Bllacën në tentim për të ikur nga barbarizmi serb.

E duket se në konvojet e refugjatëve ka qenë edhe këngëtarja Fjolla Morina.
Faqe në Facebook kanë publikuar fotografi të Fjollës e alivanosur në Bllacë pas pesë ditëve të qëndrimit.

Momenti është kapur nga fotoreporterët në një foto ikonike që ilustron më së miri vuajtjet e popullatës civile.

Pranë këngëtares vërehet nëna e saj, e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Fjollës.

SHPËRNDAJE