Franca merr këtë vendim të madh për shkollat

Fëmijëve në Francë do t’iu ndalohet përdorimi i celularëve në shkollë, në përpjekje kjo për të ndalur përhapjen e bulizmit, dhunës dhe pornografisë.

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend janë prekur nga kjo ndalesë e re, e cila ndalon edhe tabletët dhe orët e mençura – duke filluar nga sot.

Ligji i ri, që ishte një premtim i Presidentit Emmanuel Macron gjatë fushatës zgjedhore, kaloi në korrik, transmeton Gazeta Express.

Shkollat e mesme, me nxënës të moshave 15 deri 18, mund të ndalojnë pjesërisht ose tërësisht pajisjet elektronike sapo të rihapen pas pushimit veror, edhe pse kjo nuk do të jetë e obligueshme.

Ithtarët e ligjit, që ka shkaktuar kundërthënie të mëdha, do të reduktojë shpërqendrimin në klasa, ngacmimin dhe do t’i inkurajojë fëmijët të jenë fizikisht më aktiv gjatë kohës së pushimit.

SHPËRNDAJE