Franca nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonjës

Franca nuk do ta njohë Katalonjën nëse ajo e shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme, ka thënë ministrja franceze për Politika Evropiane, Nathalie Loiseau.

“Nëse do të ketë shpallje të pavarësisë, atëherë do të ishte e njëanshme, dhe kështu nuk do të njihet”, ka thënë ajo, transmeton Express.

“Katalonja nuk mund të përcaktohet nga votimi i organizuar nga lëvizja e pavarur para vetëm një jave”, Reuters e citon atë të ketë thënë.

“Kjo krizë duhet të zgjidhet përmes dialogut në nivele të politikave spanjolle”, ka theksuar Nathalie. /Express/

SHPËRNDAJE