Frashër Krasniqi befason me qendrimin për Demarkacionin

Në kohën kur po lobohet për t’u siguruar edhe dy vota për ratifikimin e Demarkacionit, deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, nuk ka dashur të deklarohet rreth kësaj çështjeje.

I pyetur nga Gazeta Insajderi se cili është qëndrimi i tij për Demarkacionin, Krasniqi, përveçse ka thënë se do të marrë pjesë në seancë, nuk ka dashur të deklarojë asgjë më shumë.

Kuvendi i Kosovës sot tenton për herën e tretë ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Deri më tani thuhet se janë siguruar 78 vota, kundrejt 80 sosh që nevojiten për ta kaluar këtë marrëveshje.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)