FRASHËR KRASNIQI EMËROHET ANËTAR I KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për emërimin e Frashër Krasniqit nga Partia Socialdemokrate për anëtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, në vend të deputetit Dardan Molliqajt.

Gjatë shqyrtimit të dytë të Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë, 55 deputetë votuan për. Për këtë projektligj pati 9 abstenime.

Osman Vishaj, me 50 vota për dhe 11 abstenime, u zgjodh kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndërkaq gjatë votimit për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, votuan vetëm 48 deputetë, raporton EO.

SHPËRNDAJE