Frashër Krasniqi sulmon keq VV-në, ja çka publikon

Deputetit i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka sulmuar ish-partinë e tij Vetëvendosjen. Ai akuzon partinë e Albin Kurtit se janë lidhur me Sali Berishën ndërkohë që pretendojnë se janë majtistë.

Krasniqi thotë se Vetëvendosja anëtarëson persona si Ajvaz Berisha, që akuzohen për vrasje, vjedhje dhe ngacmime seksuale.

Postimi i plotë i publikuar Krasniqit:

DISA FAKTE SE SA “PARIMORE” ËSHTË VV-ja

– Pas “pastrimit” në parti, anëtarësojnë tipa si Ajvaz Berisha, që akuzohen për vrasje, vjedhje, ngacmime seksuale, etj.

– E refuzojnë debatin parlamentar për dialogun para 2 muajsh, vetëm pse e inicioi PSD. Pas dy muajsh e pranojnë debatin me një rezolutë shumë më të mangët, vetëm pse tash PSD nuk ishe iniciatorja kryesore.

– Lidhen me Sali Berishën, ndërkohë që pretendojnë se janë të majtë.

– U del afera korruptive në Ndërmarrjen Banesore dhe nuk e përjashtojnë asnjërin nga zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.

– Përjashtojnë një pjesë të opozitës në thirrjen për protesta, vetëm për shkak të inateve partiake, anipse dikur bashkëpunonim me të gjitha subjektet opozitare kur kjo i shërbente interesit të përgjithshëm. Pra, sot nuk kanë më qëllim protesta të përbashkëta që do të rrezikonin pushtetin, por e kanë qëllim vetëm promovimin partiak si gjoja opozita e vetme e vërtetë në Kosovë.

– Flirtojnë me Erdoganin që dikur e quanin autokrat.

– Na akuzuan neve për paga të larta në VV ndërkohë që sot i mbajnë po ato paga.

Pra, çdo ditë e më shumë po del në pah se kush kishte të drejtë në ndarjen VV-PSD dhe kush ishte parimor.

SHPËRNDAJE