Frigoriferët gjenden në IKSHP, por vaksinat anti-Covid për Kosovën nuk duken as në hartë

Përkundër deklarimeve që vendi këtë muaj do të furnizohet me 100 mijë e 800 vaksina kundër COVID-19 nga COVAX, një gjë e tillë pritet të bëhet me vonesë.

Megjithëkëtë, ende nuk dihet se kur vendi do të furnizohet me këto vaksina, përafërsisht deklaratave të krerëve institucional se një gjë e tillë pritet të bëhet së shpejti.

Më 5 janar, në një postim në Facebok, ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj pati konfirmuar sigurimin e 500,000 vaksinave kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer. Por, nga kjo kompani vazhdimisht kishin deklaruar se negociatat me Kosovën ende po vazhdojnë.

E vendi, me tendencën për t’u pajisur me këto vaksina tashmë është furnizuar me frigoriferët në të cilët parashihet që të mbahet vaksina.

Por këta frigorifer tash e disa javë po qëndrojnë të zbrazur në hapësirat e IKSHK-së.

Indeksonline ju sjellë pamje të këtyre frigoriferëve.