Fruthi në Kosovë, ky është lajmi i fundit

Kjo është gjendja me fruthin.

Dy vitet paraprake mijëra banorë ishin prekur nga fruthi. Këtë vit gjashtë persona.

Dhjetëra pacientë brenda ditës shtriheshin në Klinikën Infektive, gjatë viteve dymijë e shtatëmbëdhjetë e dymijë e tetëmbëdhjetë për shkak të diagnostikimit me fruth.

E këtë vit gjendje e njëjtë epidemike është edhe në shumë vende të botës.

Në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje emergjente nga fruthi para pak ditësh, situatë e rëndë ishte edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por Kosova si duket e ka tejkaluar fazën epidemiologjike nga fruthi.

Për dallim nga vite më parë, Hamdi Ramadani nga Klinika Infektive tregon se nga janari i këtij viti janë paraqitur vetëm gjashtë raste me fruth.

Të gjithë këta pacientë ishin fëmijë, të cilët nuk kishin marrë vaksinën kundër fruthit. Momentalisht në Klinikë nuk është askush i shtrirë me këtë diagnozë.

Ramadani thotë se Kosova ka kaluar sëmundjen.

Çdo tri ose pesë vite fruthi paraqitet si epidemi nga i cili preken një numër i konsiderueshëm i banorëve që nuk janë vaksinuar.

Dy persona kishin vdekur në Kosovë e mijëra të tjerë ishin shtrirë në spital si pasojë e fruthit.

SHPËRNDAJE