Fshatra të Vushtrrisë kërkojnë rregullimin e infrastrukturës (VIDEO)

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Komuna e Vushtrrisë, rishtazi ka përmbyllur një projekt 3-vjeçar, për asfaltimin e rrugës që lidh disa fshatra të zonës malore të Shalës, raporton KTV.

Megjithëse, dukshëm më pak banorë kanë mbetur në këto fshatra, ata që dikur banonin atje, shprehen se investimi i komunës, ka rikthyer shpresën për ngjalljen e zonës.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Musli Uka, dikur banor i Sllakovcit, që tani jeton në Vushtrri, thotë se potenciali turistik, do të duhej të ishte prioritet i investimeve, jo vetëm për nivelin lokal.

Asfalti, nuk ka mbërritur edhe në fshatin Kurillovë.

Edhe një tjetër banor që tani jeton në Vushtrri, thotë se po ka vështirësi që të mbërrijë në shtëpinë ku dikur banonte.

Në këtë fshat, aktualisht jeton vetëm një familje, por edhe mërgimtarë e ish-banorë të këtyre zonave, i janë drejtuar me peticion komunës, me kërkesë rregullimin e infrastrukturës së nevojshme për rivitalizimin e zonës, që të paktën ajo të futet në planifikime për të ardhmen.

<

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE