Fshehtësia për të mos ju përhapur buzëkuqi nëpër kënde të buzëve

Kur e pëlqeni kozmetikën gjithmonë kërkoni disa këshilla të reja se si grimin rutinor ta bëni në mënyrë të përsosur,transmeton gazeta Kosova Sot. Gjithmonë shtroni pyetje se si dikujt i zgjat maskara, pudra nuk lë shenja ose buzëkuqi nuk përhapet nëpër këndet e buzëve. Kemi kërkuar dhe tani ju sjellim fshehtësinë për të shmangur depërtimin e buzëkuqit nëpër këndet e buzëve. Kjo teknikë ka burimin tek aktorja Isabelle Rossellini, e cila në një intervistë ka zbuluar se si zgjat jetëgjatësinë e buzëkuqit të kuq në buzë, që është edhe shenja e saj mbrojtëse. Lapsi do të mund të ishte një prej zgjidhjeve për të ndaluar përhapjen e buzëkuqit. Lapsi me ngjyrë buzëkuqi nuk është zgjidhje, por nëse zgjidhni nuancë në ngjyrë të lëkurës – kjo do të ishte më e mira. Në fakt, është e domosdoshme që buzët t’i përshkruani me lapsin ngjyrë lëkure. Kështu e parandaloni përhapjen derisa lapsi lë efekt të buzëve më të plota. Cilësia e lapsit vepron si pengesë që buzëkuqi të qëndrojë në vend.

SHPËRNDAJE