FSK publikon pamje nga operacioni për nxjerren e dy trupave të pajetë në minierën e Artanës

Pas shumë orësh pune që nga shembja e dheut në Minierën e Artanës , ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy minatorëve që vdiqën gjatë ditës së djeshme.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur disa orë për shkak të specifikave të punës.

Në operacion kanë marrë pjesë FSK’ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, njësitet e Kërkim-Shpëtimit të Minierave, si dhe institucione tjera të Sigurisë.

Trupat e pa jetë i janë dorëzuar institutit të mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme. 

SHPËRNDAJE