Fury kampion në peshat e rënda në boks, por shikoni si pret në radhë me tifozët e tij për të marrë pije

Tyson Fury, familja dhe tifozët e tij kanë vazhduar me festën në Las Vegas, pas fitores ndaj Deontay Wilderit në fundjavën që shkoi.

The Gypsy King ka festuar me orët të tëra me familjarët dhe tifozët e tij, pasi u rikthye në majat e boksit.

Britaniku e mposhti Wilderin në rimeçin që u zhvillua në MGM Arena, për t’i marrë kështu titullin WBC në peshat e rënda dhe i shkaktoi humbjen e parë në karrierë.

Pas këtij triumfi të madh, Fury është treguar zemërgjerë me përkrahësit e tij dhe kishte vendosur t’i qeras ata me një festë të madhe në lokalet e natës në Las Vegas.

Kampioni më i ri në peshat e rënda në boks shihet duke pritur në radhë me tifozët e tij, pasi kishte vendosur që t’i qeras me pije në shenjë falënderimi për atmosferën që e bënë në momentet që po boksonte.

 

SHPËRNDAJE