Derisa viti 2017 po i numëron ditët e fundit dhe po përgatitemi për vitin 2018, gjithnjë e më shumë na kap euforia ‘çfarë të veshim për natën e Vitit të Ri’?
Nëse ju nuk e dini përgjigjen për këtë pyetje, përgjigjen e di ‘Google”, që njëherësh sjell kombinimin më të mirë për natën më të gjatë të vitit

Këtu është edhe fustani femëror me ngjyrë të zezë prej mëndafshit me gjatësi deri te gjysma e kofshëve, po ashtu në stilin kimono, dezeni i të cilit është veçanërisht me efekt – linja të imëta asimetrike që theksojnë figurën tuaj, duke e bërë më vitale. Beli theksohet shumë përmes rripit të hollë.

Nëse dëshironi të shkëlqeni në plotësi dhe të shfaqni një fustan kimono të stilit klasik, atëherë ju preferojmë qepjen e tyre tradicionale – pa dekolte, me prerje të butë në qafë, detyrimisht me dezen me lule dhe me gjatësi nën gjunjë.
Ajo që është e sigurt është se do të jeni të mahnitshme dhe shumë elegante, me linjat e theksuara të një femre. Modeli përcjell linjën e trupit dhe thekson belin. Me një fustan si ky shkojnë një palë vathë diskret, si dhe një çantë e vogël me ngjyrë të zezë.

E tani t’i erëzojmë paksa gjërat për shkëlqimin e Vitit të Ri kur zgjedhja e fustaneve kimono është në pyetje. Propozimi i parë është një fustan me gjatësi mesatare, me ngjyrë të argjendtë, e cila edhe pse nuk është tipike, edhe më tutje me prerjen e vet kujton në modelin kimono, kthesa në mëngë dhe material efektiv të argjendtë nga i cili fustani thekson dhe heq dilemat.
Natyrisht, për të gjitha ato që mendojnë se për Vitin e Ri duhet të vishen në të kuqe, fustani i shkurtë i mëndafshtë me dekolte të thellë në këtë ngjyrë ka efektin e vet, është një kombinim që në cilëndo natë ajo që e vesh do të jetë një yll.

Mbetemi edhe më tutje në shenjë të shkëlqimit dhe xhinglave që janë shenjë mbrojtëse e argëtimit të mirë dhe atmosferës festive.
Të dy modelet nga fotografia dalin nga modeli bazë kimono – mëngë të gjera dhe bel të prerë dhe atë në nuanca të argjendta – fustani i parë në variantin pa shkëlqim, e dyta në “shining disco ball”. Ajo që është kryesore është se në kombinimet si këto do të jeni diva e modës.

Dhe, në fund, të gjitha ato zonja që pëlqejnë tonet e ndritshme. Ja propozimi romantik për modelin kimono, që në materiale të lehta, me jakë në formën “V” dhe me rrip përreth belit, përfshihen në zgjedhjen elegante të Vitit të Ri.