Futbollistët e Real Madrid këndojnë “Cristiano qëndro” (Video)

Një finale si ajo e së shtunës në Ligën e Kampionëve, kishte mjaft momente interesante dhe mjaft të komentuara.

Njëra nga to, që bëri mjaft bujë fillimisht, ishte edhe deklarata e Cristiano Ronaldos, i cili me të përfunduar ndeshja deklaroi se “ka qenë kënaqësi të luaja këtu”, e cila më pas nga vet portugezi u tha se ishte keqkuptuar.

Sido që të jetë, në festimet e së dielës mbrëma në stadiumin “Santiago Bernabeu”, derisa skuadra dhe rreth 80.000 tifozë po festonin trofeun e 13-të të Champions League, u kap një moment në të cilin futbollistët e Real Madrid ishin grumbulluar rreth Cristiano Ronaldos, duke kënduar “Cristiano qëndro”.

“Unë jam krenar që kam luajtur në skuadrën më të madhe në botë, jam shumë i lumtur, jam i tillë, me këta lojtarë është e pamundur të mos fitojmë”, ishte deklarata e Ronaldos.

Mënjëherë pas kësaj deklarate, futbollistët dhe tifozët në “Santiago Bernabeu”, filluan njëzëri të këndojnë “Cristiano qëndro, Cristiano qëndro”. /Insporti.com

SHPËRNDAJE