Futbollisti godet shuplakë kundërshtarin në fushë, ky është dënimi për të

Ylli i Romës, Daniele De Rossi është denuar dy ndeshje mos lojë, pasi që goditi me shuplakë Gianluca Lapadulan në barazimin e Romës kundër Genoas.

Roma ishte duke fituar me rezultat 1:0, por italiani në minutën e 69-të goditi me shuplakë Lapadulan, dhe shkaktoi penallti për Genoan, që u konvertua në gol nga “viktima”. Pas kësaj, portat mbetën të pa prekura, transmeton Periskopi.

De Rossi, do të mungojë në ndeshjet kundër Spal, që do të zhvillohet këtë të premte në stadiumin “Olympico” dhe në ndeshjen kundër Chievo Veronës në udhëtim.

Roma, aktualisht është në vendin e katërt në Seria A, dhe ka shtatë pikë më pak se lideri Napoli, por romakët kanë një lojë më pak.