Futbollisti i ri kosovar bëhet pjesë e ekipit të njohur evropian

Një futbollistit të ri kosovar i është shpaguar talenti dhe angazhimi i tij në futboll, duke u radhitur kështu në mesin e shumë talentëve të tjerë që po e bejnë krenare Kosovën, shkruan veriu.info

Bëhet fjalë për futbollistin e ri, Florian Berisha. Floriani do t’i bashkangjitet ekipit të njohur kroat HNK Hajdut Split.

Floriani do të qëndrojë në ekip për një tesim një mujor. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Akademia e Futbollit ‘Australia’

Postimi i plotë i Akademisë së Futbollit ‘Australia’

Floriani la Kosovën, për t’u kthyer si përfaqësuses i denjë i saj në arenën europiane të futbollit.

Talenti ynë, i rritur e zhvilluar nga gjeneratat më të reja të Klubit Futbollistik AUSTRALIA,Florian (Kujtim) Berisha i lindur me 14.10.2002 në Prishtinë, sot morri rrugën për qëndrim dhe testim 1-mujorë në klubin e madh Kroat HNK Hajduk Split.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë trajnerët të cilët nëpër gjenerata, edukuan dhe zhvilluan talentin të cilin Floriani e kishte prej moshës njomake.

Albin Sahatqija,menaxheri i mirënjohur kosovar së bashku me Arsim Rashicën me të cilët kryesia e klubit ka shkëmbyer kontakte gjatë gjithë kohës,

për secilin prej talenteve shpresues të K.F AUSTRALIA, gjatë këtyre dy viteve ka pas gjithmonë cak Florin dhe më në fund ka arritur të e plasoj në një klub të madh si HNK Hajduk Split.

Suksese, djalosh presim shumë suksese nga ti dhe shpresojmë se një ditë mundi ynë,familjes tënde dhe gjithë shoqërisë të shpërblehet dhe të të shohim në fanelën e KOSOVËS 🇽🇰🇽🇰

 

SHPËRNDAJE