Gabim i tmerrshëm, mjeku i bën abort gruas së gabuar

Një doktor në Korenë e Jugut ka bërë gabimin më të madh të karrierës së tij, pasi i ka kryer një abort pacientes së gabuar. Doktori dhe infermierja e tij e ngatërruan pacienten me dikë tjetër.

Vajza e paidentifikuar që i’u bë ngatërresa ishte gjashtë muajshe shtatzënë dhe ndodhej në spital për një sërë kontrollesh rutinë.

Doktori i ka dhënë anestezi të fortë gruas, pa e verifikuar nëse ishte ajo që po kërkonte.

Më pas ata kanë vazhduar me porcesin e abortit, duke e injektuar me ilaçe të forta, dhe duke bërë kështu që foshnja e saj të humbte jetën. Policia po merret me investigimin e ngjarjes, dhe doktori dhe infermierja janë nën vëzhgimin konstant të tyre.

SHPËRNDAJE