Gabimi qesharak i Avdullah Hotit, i referohet Erion Veliajt si kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Hoti në mesin e takimeve me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, u takua edhe me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

Mirëpo, me të publikuar njoftimin në faqen zyrtare të Hotit, duket se është marrë copy shkrimi i kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.

Kjo pasi që, fillimisht në faqen e Hotit, ishtë thënë se u takua me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe shkrimin e bërë në faqen e Erion Veliajt.

Më vonë këtë postim e ka redaktuar dy herë radhazi, duke e përmisuar këtë lëshim.

 

SHPËRNDAJE