Gani Dreshaj lajmërohet edhe njëherë: S’lejoj të më merret fitorja në tavolinë!

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogur Gani Dreshaj, ka reaguar pas raportimit të mediave se është bërë gabim në numërim të votave, ku thuhet se pas korigjimit, Haki Rugova do të fitoj.

Dreshaj në një shënim në Facebook ka thënë se ai më nuk do të lejoj që fitorja t’i merret në tavolinë.

Shënimi i plotë:

Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim.

I falënderojë qytetarët e Istogut për këtë mundësi, anipse për fajin e dikujt tjetër u desht të dilej në votime.

U rikonfirmua fitorja ime përsëri dhe më nuk do të lejoj që të më mirret fitorja në tavolinë.

Tani pres rezultatet me postë dhe me kusht për të thelluar rezultatin e fitores.

G.D

SHPËRNDAJE