Ganimete Musliu: Nëse doni luani bastore për qëndrimin tim për taksën, unë s’kallëzoj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka hezituar të shpreh qëndrimin e saj për vendimin e Qeverisë për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, si dhe presionin ndërkombëtar për heqjen e saj.

Në një debat televiziv ajo ka thënë se do të ishte mirë që kjo çështje t’i lihet në duar Qeverisë, meqë është vendim i tyre.

Andaj, ajo e vlerëson si konsumim të energjisë ditore marrjen me këtë çështje.

“Vendimmarrja për taksën është nga Qeveria. Besoj që ai që e merr vendimin, ka të drejtë edhe ta shfuqizoj. Ne kemi qenë shumë anësorë si deputetë në këtë çështje, dhe ashtu duhet të qëndrojmë deri në fund të kësaj çështje. Kjo çështje duhet të diskutohet në Qeveri. Ne si PDK kemi ministra në Qeveri dhe ata do ta paraqesin aty qëndrimin e partisë. Është konsumim i energjisë të merremi me këtë çështje tani. Jam munduar t’i argumentojë qëndrimet e mia e njëjtë do të veprojë edhe për taksën, por jo tani”, ka thënë Musliu.

Madje, ajo është tallur me mbajtjen engimë të qëndrimit të saj për taksën.

“Mujna me lu bastore për qëndrimin e tij për taksën, nëse na lejojmë se po donë me ndjek shembullin e Edi Ramës që me u mbyll këto lojëra të fatit”, ka thënë Musliu.

Tutje, ajo ka folur edhe për Komisionin për gylenistët, pjesë e të cilit ka qenë edhe ajo.

Madje, ajo ka thënë se i vie keq pse ka qenë pjesë e një komisioni të tillë, i cili ka dështuar.

“Nuk kisha dashur kurrë jem pjesë e një komisioni të dështuar siç ka qenë ai. Edhe Sveçla edhe të tjerët duhet të sillen me përgjegjësi më të madhe. Ne nuk kemi pasur sekrete gjatë punës sonë. Ka ardhur koha që dikush në Kosovë të thotë se e kam bërë këtë apo jo, dhe jo të delegojë fajin tek të tjerët. Ky Komision nuk ekziston më. Varet a do të marrë dikush iniciativë për Komision. Por, sipas ligjeve në fuqi, nuk bëhet komision dy herë për të njëjtën çështje. Moralisht nuk do të duhej të bëhemi pjesë e një komisioni të tillë asnjë nga anëtarët e komisionit aktualë”, ka thënë Musliu tutje./PERISKOPI

SHPËRNDAJE