Gashi: Mos u ngutni me baste për “luftën” Thaçi- Haradinaj, ato i ndërton vet Thaçi

Analisti politik Astrit Gashi ka reaguar pas deklarimeve të presidentit Thaçi i cili paralajmëroj kryeministrin Haradinaj për një shkarkim të mundshëm, nëse ai nuk korrigjon fjalorin dhe qëndrimet e tij, rreth dialogut me Serbinë.

Ky fjalim i Thaçit që për shumëkë po konsiderohet si shpallje lufte mes Thaçit e Haradinajt, nuk po duket i tillë edhe për Gashin.

Sipas tij ky mund të jetë një skenar i mirë punuar nga Thaçi, i cili sipas Gashit “të gjitha bastet i ndërton qe me i prish me shumë lehtësi vet”.

Gashi ka thënë se presidenti Thaçi nuk duron dot që mos të jetë lajm kryesor i ditës, andaj edhe përdor ‘live’ të tilla.

“Nuk isha ngut me vendos bast per nje perplasje mes Thacit e Haradinajt. Ky i pari te gjjtha bastet i nderton qe me i prish me shume lehtesi vet.

Sa te kete “live” ne FB, Thaci perdite ka me ashfrytezu me dal, edhe per asnje arsye. Nuk mundet me i imagjinu veten mos me qene lajmi kryesor i dites!”