Gashi në konferencë: Gjyshinca incizoi gjithçka, le ta nxjerr videon, s’kemi sulmuar askënd

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, në një konferencë për media ka folur për incidentin e sotëm në Kuvend.

Gashi fillimisht ka përmendur tensionet përgjatë diskutimeve në Komision dhe thotë se edhe siç shihet në video, ku Gjyshinca e ka onfeduar Kujtim Shalën dhe si pasojë është ndërprerë edhe mbledhja.

“Sot ka pasur tension në mbledhje. Mes deptuetëve të VV’së dhe ministres. Unë vetëm kam ndërhyrë për procedurë. Ka pasur edhe më pas një diskutim të kolegut tim Kujtim Shala. Më pas ka pasur ofendime nga deputeti i VV’së në drejtim të z.Shala sic mund t’i keni parë edhe në transmetim të Komisionit. Për këtë arsye është ndërprerë mbledhja nga kryetarja”, ka thënë Gashi, raporton Express.

Derisa Gashi ka treguar se në korridoret e Kuvendit, Gjyshinca ka filluar me gjuhë agresive, por thotë se pavarësisht asaj s’ka ndodhru kurrfarë incidenti.

Deputeti i LDK’së i ka bërë thirrje ndërkohë Gjyshincës që të publikojë videon e incizuar, derisa thotë se edhe në kamerat e Kuvendit mund të vërtetohët ajo që ka ndodhur.

“Në diskutime në koordiro deputeti gjyshinca, shafqen një gjuhë agresive edhe në videon që e ka incizu vetë z. Gjyshinca por edhe në videot e Kuvendit që janë. Është një fluskë e ngritur nga VV për ta dëmtuar reputacionin e LDK’së”, ka thënë Gashi.

SHPËRNDAJE