Gati oferta e Real Madrid për Neymar

Futbollisti më i përfolur për sa i përket bujës në afatin e transferimeve, Neymar, pas rekordit që arriti të shënoj verën e kaluar me kalimin e tij te francezët e Paris Saint-Germain, duket që edhe këtë verë do të shndërrohet në krye lajm.

Raportohet që më në fund drejtuesit e Real Madrid, janë të gatshëm të bëjnë ofertën e tyre në drejtim të skuadrës parisiene, në mënyrë për t’i bindur sheikët që pas vetëm një sezoni, ta shesin sulmuesin brazilian, për të cilin paguan 222 milionë euro.

Megjithatë, me sa kuptohet nga shtypi, “Los Blancos” nuk janë të gatshëm ta ofrojnë dyfishin e shumës për sa është blerë Neymar, por oferta e tyre thuhet se do të jetë rreth 260 milionë euro, që përsëri do të jetë një tjetër rekord në aspektin e transferimeve.

————————————————————————————–
Alba nga Prishtina e akuzon të dashurin e se tradhtoj me Tringën, shoqen më të ngushtë:


————————————————————————————–
Neymar sipas gjitha gjasave, nuk është i kënaqur në Paris dhe është bërë e ditur se veçse është takuar me të riun Vinicius Junior, i cili pritet po ashtu të kaloj në “Santiago Bernabeu”, duke dashur ta njoh më mirë, pasi edhe mund të ndodh që do të jenë bashkëlojtarë në Madrid.

Mbetet të shihet a do ta pranojë këtë ofertë PSG, marrë parasysh që flitej se kërkonin gati dyfishin e shumës që kanë paguar nga Neymar, mirëpo edhe me nj`profit të vogël, do ta përfundonin marrëveshjen për Kylian Mbappe dhe të sillnin ndonjë emër tjetër të madh, i cili e ka dëshirë qëndrimin te skuadra franceze, e jo ta përdor si lloj trampoline, siç mendohet se ka bërë Neymar dhe ka qenë plani i tij nga fillimi kur u largua nga Barcelona. /Insporti

SHPËRNDAJE