Gaxherri: LDK e ka tejkaluar shumë herë vetveten

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se vendimi i kësaj partie për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit nuk ka qenë aspak i lehtë.“Ne si subjekt politik kemi tejkaluar shumë herë vetveten. Edhe kësaj here ne kemi diskutuar dhe debatuar pasi jemi partia e vetme që kemi lidership e nuk drejtohemi nga një person i vetëm”, deklaroi Gaxherri në “Debat Plus”.Gaxherri thotë se LDK ishte në pozitë të vështirë pasi sipas saj vendimi i saj ishte vendimtare për formimin e institucioneve.

“Në nuk mund t’i ikim realitetit pasi zonja Osmani ka qenë kandidate e një partie që ka fituar 50% të votave. Nuk ka qenë vendim i lehtë. Nëse ne nuk do të kishim vendosur sot nuk do të kishim pasur institucione. Ne jemi për të bërë zgjidhje”, tha ndër të tjera Besa Gaxherri.