Gazeta e madhe amerikan reagon pas bërjes publike të ekspertizës për rastin Dehari

Gjatë ditës së sotme është publikuar raporti i Institutit Zviceran të Mjëkësisë Ligjore lidhur me ndarjen nga jeta të Astrit Deharit.

Në lidhje me këtë ka shkruar edhe gazeta e famshme amerikane “New York Times”.

Aty shkruhet se prokurorët në Kosovë thonë se do të rifillojnë hetimin për ndarjen nga jeta e një aktivisti politik, i cili u nda nga jeta disa muaj pasi u arrestuan për dyshimet e përfshirjes së tij në një sulm me granata në Parlament.

Poashtu përmendet edhe raporti zvicren, në të cilin thuhet ndarja nga jeta e Astrit Deharit ka ngjarë të jetë një mbytje dhe se ai nuk i mori jetën vetes

Më tutje New York Times shkruan se ai u gjet pa shenja jete në nëntor të vitit 2016, derisa ishte në paraburgim.

Arrestimi i Astrit Deharit dhe pesë anëtarëve të atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan për sulmin e 4 gushtit 2016 i cili shkaktoi vetëm dëme materiale por pa viktima, shkruan NYT.

SHPËRNDAJE