Gazeta më e madhe kroate: Çfarë transplanti organesh në “Shtëpinë e verdhë” ?! Deri para 5 vjetësh këtu nuk kishte as rrymë

Gazeta më e madhe kroate Vecernje novosti në një artikull të publikuar këto ditë ngre pyetjen nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron të eliminojë nga skena politike të gjithë ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbanin poste të larta politike dhe ushtarake.

Prokuroria Speciale me seli në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit-ish-shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe të tjerëve duke i ngarkuar ata me një sërë akuzash për krime kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, përfshirë vrasjet, zhdukjet me forcë, përndjekjet dhe torturat.

Kjo gazetë potencon se, të gjithë të akuzuarit ishin pjesëtarë të rangut më të lartë të ish-UÇK-së, të cilët luftuan kundër ushtrisë serbe, përcjell Reporteri.net.

Gazetari i kësaj gazete ka vizituar edhe shtëpinë e famshme në Shqipëri “Shtëpinë e Verdhë” ku pretendohej se gjatë luftës ishte bërë transpalante të organeve.

Në raportin e Dick Marty, përmendte Thaçin si udhëheqësin e grupit “Drenica” të UÇK-së, i cili thuhej se mbajti në kushte çnjerëzore në kampe të improvizuara në Shqipëri, i torturoi dhe vrau serbët e zënë rob, por edhe shqiptarë dhe romë të cilët i konsideronte jobesnikë.

Në raport, Dick Marty, ndër të tjera, thekson duke u bazuar në informacione të besueshme se disa prej serbëve të kapur në Shqipëri u hiqeshin organet pas vdekjes dhe më pas shiteshin në tregun e zi për transplantim.

Për të gjitha këto përmendet “Shtëpia e Verdhë”. Gazetari i Vecernje Novosti shkruan për përvojën gjatë vizitës në këtë shtëpi.

“Ne u përpoqëm të zbulonim se çfarë po ndodhte në “Shtëpinë e verdhë” që u vizitua nga gazetarë të tjerë dhe ekipet televizive nga e gjithë bota. Duke arritur në Prizren, një qytet jo shumë larg kufirit shqiptar, kolegët gazetarë që takova thanë se do të ishte mirë të kishim udhëzues lokalë me ne sepse njerëzit në zonë janë të lodhur dhe luftarakë. Duke qenë se ky është një mjedis rural ku njerëzit nuk kanë shumë kontakte me botën e jashtme, mund të jetë i rrezikshëm. Nga Prizreni, ne u drejtuam drejt kufirit, i cili është vetëm 10 kilometra larg.

Kontrolli u krye vetëm nga zyrtarët doganorë dhe policët shqiptarë, sepse Kosova dhe Shqipëria kanë marrëveshje ndërshtetërore për këtë. Kukësi është qyteti i parë në Shqipëri pas kufirit, qendra e pjesës verilindore të Shqipërisë, shtëpia e disa qindra mijë refugjatëve nga Kosova në 1999. Nga Kukësi, morëm autostradën për në Mirditë, një zonë katolike që gëzonte autonomi gjatë Perandorisë Osmane. Në hyrje të qytetit të Rubikut na pritën udhëzuesit dhe menjëherë na paralajmëruan të mos pyesnim shumë sepse njerëzit janë të ndjeshëm pasi zona e tyre është bërë ndër më të famshmet në botë. Ne u drejtuam drejt Rrethit të Matit, që të jep një pamje krejt tjetër për Shqipërinë. Sa më thellë të hysh në vend, aq më shumë krijon përshtypjen se vendi po përgatitet të të bëjë filma të 500 vjetëve më parë. Jeta ishte ndalë”, thuhet ndër të të tjera në artikullin e Vecernje Novosti.
Rruga është katastrofale, e ngushtë, plot me kafshë që na detyrojnë të qëndrojmë në një vend për më shumë se pesë minuta derisa ato të largohen dhe ne të mund të kalojmë. Dhe kjo është rruga kryesore për në qytetin e Burrelit, në qendër të së cilës ndodhen dy monumente të rëndësishme – ai i Skenderbeut dhe Zogut I. Mati dhe sanxhaku i Dibrës ishin provinca që i takonin besimit të Skenderbeut, kështu që prej tyre ai filloi një rebelim kundër Perandorisë Osmane. Qyteti i Burrelit është vetëm 110 km në jugperëndim të Kukësit dhe ne kaluam më shumë se tre orë në atë rrugë për shkak të infrastrukturës së keqe. Ndërsa iu afruam fshatit Ribë, tensioni rrihej. Në hyrje të “shtëpisë së verdhë” nxora aparatin fotografik dhe dëgjova një burrë i cili, duke dalë nga “shtëpia e verdhë”, na urdhëroi ashpër të mos bënim foto.

Nuk kuptoj shqip, por gjithçka ishte e qartë. Papritmas, njerëz të tjerë u shfaqën duke bërë me duar, derisa udhëzuesit më thanë që të shtrihesha për tokë në rast të ndonjë të shtëne. Nuk mund të ikësh shpejt sepse rruga është aq me baltë sa makina nuk mund të lëvizë. Por më pas u shfaq një i zotëri i qetë, Bukurosh Fizmani, një kushëri i pronarit të “shtëpisë së verdhë” dhe më tha se kushëriri i tij kishte vdekur për shkak të gazetarëve që kishin shkruar keq për shtëpinë dhe familjen e tij, dhe se unë duhet ta kuptoj zemërimin e njerëzve”, vijon tutje artikulli, përcjell në shqip Reporteri.net.

Aty përshkruhet edhe biseda me Frizmanin:

-Ata (gazetarët) vijnë, na flasin bukur, ne ua shpjegojmë bukur gjërat, dhe pastaj ata shkojnë dhe shkruajnë të pavërteta dhe gënjeshtra dhe thonë se ata panë kufoma, gjak dhe organe njerëzore atje – thotë Fizmani.

– Kam ardhur nga Kroacia dhe dua të dëgjoj dhe shkruaj të vërtetën – iu përgjigja.

– Çfarë lloj të vërtete prisni? Epo në fshat, nuk kishte energji elektrike para pesë vjetësh! Si mund të bëhej këtu ajo për çka na akuzojnë? Çfarë lloj transplantimesh dhe heqje organesh? Vetëm të çmendurit dhe injorantët mund ta shkruajnë atë.

Ju lutem, shikoni vetë, gjykoni vetë dhe ju lutemi shkruani atë që shihni. Mos gënjeni si gjithë të tjerët! Kur të shihni gjithçka, mund të largoheni në paqe – më udhëzoi ai.

“Shtëpia e verdhë” është e bardhë sot dhe është shtëpia e anëtarëve të familjes Katuçi, të cilët mohojnë se shtëpia e tyre ishte ndonjëherë një vend ku organet u hiqeshin të burgosurve.

Sipas një hetimi të kryer nga Prokuroria Serbe e Krimeve të Luftës, procedurat kirurgjikale mbi viktimat e trafikimit të organeve, përveç një shtëpie private të përshtatur për një spital ose një “shtëpi të verdhë”, u kryen gjithashtu në qendrat shëndetësore dhe spitalet ku trajtoheshin ushtarët gjatë luftës. Për atë qëllim, pretendojnë ata, janë përdorur një pjesë e spitalit në kazermën “Bajram Curri”, qendra shëndetësore në fabrikën e Coca-Colas në Tiranë dhe klinika neuropsikiatrike në burgun numër 320 në qytetin e Burrelit.

Prokuroria serbe pretendon gjithashtu se kishte një burg të paligjshëm në minierën e Devas, tuneli i të cilit ka dy dalje – një në Kosovë dhe tjetri në Shqipëri, vijon artikulli.
Ish-koloneli, tani në pension Sokol Poga, ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ Shqiptar, i cili ishte përgjegjës për koordinimin në zonë flet për Vecernje Novosti, duke thënë se raporti i shkruar nga Dick Marty ishte shkruar në të vërtetë nga shërbimi i inteligjencës serbe BIA, dhe Marty vetëm e ka përkthyer.

“Në atë dokument e kemi marrë nga miqtë tanë të cilët e morën atë nga shërbimi inteligjent serb. Kjo zonë ishte një zonë ushtarake sepse pjesëtarët e UÇK-së u trajnuan atje në bashkëpunim me CIA-n amerikane, shërbimin britanik MI6 dhe gjerman BND, por edhe shërbime të tjera të inteligjencës perëndimore. Të gjithë ata mund ta konfirmojnë këtë për ju .Këto shërbime ishin të përfshira në krijimin e UÇK-së në mënyrë që të mos përsëritej skenari i Bosnjës, ku erdhën qindra radikalë islamikë dhe anëtarë të Al-Kaidës dhe grupeve të tjera ekstremiste militante. Shumica e shqiptarëve janë myslimanë, dhe terroristët panë një mundësi këtu. Mund t’ju them me siguri të plotë se përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit kemi arritur të parandalojmë integrimin e radikalëve islamikë dhe terroristëve në radhët e UÇK-së. Unë gjithashtu do të zbuloj një sekret për ju. Ne parandaluam katër sulme terroriste ndaj Beogradit. Sepse disa pjesëtarë të UÇK-së që ishin pak më radikalë donin ta bënin. Ne gjithashtu parandaluam fluksin e parave nga Arabia Saudite, Irani dhe vendet e tjera arabo-islamike sepse nuk dëshironim që ata të kishin ndonjë ndikim në UÇK më pas.

Dhe historia e trafikimit të organeve njerëzore është një histori për fëmijët e vegjël. A e dini se kjo zonë ka qenë nën kontrollin e NATO-s gjatë gjithë kohës? Si nga ajri, ashtu edhe nga toka dhe me satelit. Asnjë helikopter nuk është ngritur dhe nuk u ulur pa lejen e NATO-s. Unë mund ta konfirmoj këtë me me siguri të plotë si një informator që ka vepruar në këtë fushë. Për sa i përket krimeve të luftës, ka nga ato në çdo luftë. Por kjo u bë nga individë, jo nga nga UÇK. UÇK-ja nuk ishte një ushtri e rregullt, ata ishin guerilë. Dhe pastaj një burrë vjen në fshatin e tij dhe sheh se shtëpia e tij ishte djegur dhe se prindërit e tij u vranë! Cili është reagimi i tij? Hakmarrje! Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj nuk mund të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ajo që po ju them është e njohur si në NATO dhe BE, por Gjykata Speciale është një gjykatë politike. Në këtë mënyrë, ata duan të kriminalizojnë luftën e ndershme të popullit të Kosovës për çlirim. Serbët arritën t’i kthenin të dy Kroacinë dhe Bosnjën në agresorë dhe kriminelë dhe ata tani po përpiqen ta bëjnë atë edhe në Kosovë”, tha koloneli Poga.

Dokumenti i Shërbimit Informativ Shqiptar, që Vecernji List thotë se e ka në pronësi, ndër të tjera thotë: Shërbimi Informativ serb përmes Vladimir Bozevija dhe dhe Prokurorit për Krimet e Luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic i dorëzoi Ambasadorit Serb në Zvicër Milan St. Protiqitu këtë dosje prej 27 mijë faqesh, me akuza dhe pretendime të rreme kundër UÇK-së, dosja më pas iu dorëzua senatorit Dick Marty. Siç dihet tashmë, senatori Dick Marty, i cili ishte kundër bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, një muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kundërshtoi hapur Ministrinë e Jashtme të Zvicrës dhe kërkoi që Serbia të mbështetej dhe Kosova të mbetej nën juridiksionin e saj, thuhet ndër të tjera në artikull.

Aty po ashtu potencohet se të gjitha hetimet, nga UNMIK dhe më pas nga EULEX, arritën në përfundimin se asgjë nuk kishte ndodhur në “shtëpinë e verdhë”. /Reporteri.net