Gazeta serbe shokon me këtë që sapo tha për ‘zemrën’ e Kosovës Trepçën

“Trepça do të duhej të organizohet si sistem unik sipas parimit të holdingut”, i ka thënë gazetës beogradase këshilltari për investime të pjesës në veri të kësaj ndërmarrjeje, Mahmud Bushatlija

Pas formimit të Grupit punues teknik për vlerësimin e aseteve në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “Trepça” Sh.A., gazeta beogradase “Danas” ka biseduar me këshilltarin për investime të pjesës në veri të kësaj ndërmarrjeje, të kontrolluar nga Serbët, Mahmud Bushatlija

– Diçka që me decenie ka vepruar si entitet unik e pastaj është ndarë në dy pjesë vështirë se mund të qëndrojë në treg.Ndërmarrje të tilla janë të hendikepuara, sepse nukjanë të konceptuara të funksionojnë si sisteme të ndarë. Që të mund të punojnë normalisht nevojiten investime të mëdha, në atë shumë sa është humburmendarjen e asaj pjesës tjetër. Prandaj zgjidhja e vetme e duhur është bashkimi i dy pjesëve nënjë ndrmarrje – ka shpjeguar Bushatlia.

Sipas tij, Trepça do të duhej të organizohet si sistem unik sipas parimit të holdingut, ndërsa struktura pronësore e tij duhet të jetë e tillë që t’u takojë atyre që – sipas tij – dikur kanë investuar më këto ndërmarrje. Sipas tij, në këtë strukturë do të duhej të jetë edhe Serbia dhe institucione të saja, për shkak se “gjatë ekzistencës së Jugosllavisë, nga fondi republikan i Serbisë është investuar në pjesë të pazhvilluara të vendit, ndër to edhe në Kosovë”.

Danas ka përmendur shifrat “nga vlerësimi jozyrtar” i vitit 1992, se potenciali material i kombinatit Trepçës është 85 miliardë dollarë amerikanë, e linjitit 85 miliardë, ndrsa të zingut e plumbit tetë milardë euro./gazetametro.net

SHPËRNDAJE