Gazeta zvicerane: Kosovarët dikur laheshin në lum, tani mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian

Gazeta e njohur zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, i ka kushtuar artikull të veçantë Kombëtares së Kosovës në futboll.

Protagonisti kryesor i këtij artikulli ka qenë sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Me titullin ‘Kosovarët dikur laheshin në lum, tani mund të kualifikohen në kampionatin evropian’, zviceranët përshkruajnë gjithë etapën e futbollit kosovar nga koha e okupimit nga Serbia e deri te lulëzimi i tanishëm.

Salihu është munduar që në mënyrën më të mirë të shpjegoi gjithë proceset në futbollin kosovar, duke treguar se si edhe në kohërat më të vështira, në Kosovë nuk është hequr dorë nga futbolli.

Kosovën e presin dy ndeshje të rëndësishme ku mund të sigurojë kualifikimin për Euro 2020.

SHPËRNDAJE