Gazetarët shqiptarë për “Danas”-in: Duart si shqiponjë nuk janë simbol i ‘Shqipërisë së madhe’ e as provokim

Gazeta beogradase “Danas” ka marrë mendimin e dy gazetarëve analistëve nga Kosova pas incidentit para furrës së një shqiptari në Beograd, ku një grup serbësh kanë protestuar gjoja se të provokuar pasi që një punëtor i furrës ka publikuar fotografi në internet me shqiponjën e bërë me duar.

Imer Mushkolaj i ka thënë gazetës beogradase se vënia e durva në formë të shqiponjës dykrerëshe “është thjesht simbol kombëtar nga flamuri shqiptar”.

“Nuk ekziston ndonjë simbol i Shqipërisë së Madhe. Njerëzit tregojnë me duar shqiponjën dykrerëshe që të tregojnë se janë shqiptarë, asgjë më. Si për shembull që serbët i ngrenë dy gishta”, ka thënë Mushkolaj.

Ngjashëm është shprehur edhe Astrit Gashi, i cili ka vënë në dukje se ky simbol paraqitet edhe në ngjarje sportive, ndërsa e ka konfirmuar edhe Besa Luci.

Megjithatë, shton gazeta, fotografia me këtë simbol ka shkaktuar zemërimin e banorëve të lagjes Borça të Beogradit, të cilët kanë protestuar para furrës së shqiptarit, gjë që e kanë dënuar partitë opozitare./gazetamemetro.net

SHPËRNDAJE